Shoqata “Estia Dropull” për të kaluar sa më kreativisht periudhën e karantinimit në shtëpi ka ndërmarrë një iniciativ të bukur për të krijuar një grup aktivitetesh kryesisht për fëmijë me titullin “Qëndrojmë në shtëpinë e Estias”. Në këtë grup do realizohen on line aktivitete të ndryshme për fëmijë të moshave të ndryshme me dhurata dhe surpriza të bukura.