DASHURI NGA TY! 450 pako festive për të moshuarit e Bashkisë Dropull dhe Pogon

26 Dhj 2020 | Veprimet

Në 24 Dhjetor, një ditë para Krishtlindjeve, 450 pako festive si dhe 50 pako simbolike janë shpërndarë në të moshuarit e Bashkisë Dropull dhe Pogon. Në 41 fshatra të Bashkisë, çdo i moshuar që do të kaloj vetëm festat, larg fëmijëve dhe nipërve të tij, ka marrë një pako plot dashuri nga të gjithë ju për të përgatitur tryezën festive.

Falenderojme të gjithë ju, qytetar të nderuar, që keni kontribuar për këtë iniciativë nga Dropulli, Tirana, Greqia, Amerika, Anglia. Një falenderim I veçantë për bisneset që kanë dhuruar produktet e tyre, si edhe për të gjithë ato bisnese që na kanë ofruar produktet e tyre në çmime më të mira.

Falenderojmë personalisht dhe Kryetarin e Bashkisë Dropull, z Dhimitër Toli, që bashkë me punonjësit e Bashkisë, ndihmoi në shpërndarjen e pakove në fshatrat e Bashkisë, si edhe Kryetarët e fshatrave që na ndihmuan me listat e të moshuarve.

Një lëvizje simbolike, ishte dhe dërgesa me 10 pako për të moshuarit e Bashkisë Finiq.

Shoqata “Estia Dropull” është gjithmonë pranë çdo familjeje në nevojë!
Ju urojmë të gjithëve, Gëzuar festat me shëndet dhe mbarësi!