Kalendari i parë i Shoqatës tashmë është fakt. Jemi shumë mirënjohës ndaj nxënësve
dhe mësuesve që u aktivizuan totalisht për këtë iniciativë. Kalendari përmban
vizatime nga nxënësit e Shkollave të Bashkisë Dropull (Dervician dhe Bularatit) dhe
të Bashkisë së Finiqit (Finiq, Mesopotam,Livadhja) me mesazhe sociale. Duke blerë
një kalendar ndihmon një familje në nevojë. Falenderojmë nxënesit për përpjekjën e
tyre të jashtëzakonshme!