Sension informimi dhe ndërgjegjësimi për parandalimin e kancerit të gjirit u realizua në Kalimera, Vanistër nga Shoqata “Estia Dropull”. Në sension morrën pjesë përveç ekspertëve që trajtuan temën e rëndësishme dhe gra nga Dropulli dhe Gjirokastra të sensibilizuara për këtë sëmundje. Aktiviteti u përkushtua kujtimit të 33-vjeçares Nertila e cila humbi jetën në Tetor 2019 nga sëmundja e kancerit të gjirit.